Zyra

A jeni duke kërkuar për një vend të shkëlqyer biznesi për korporatën tuaj? Dëshironi të vlerësoni stafin tuaj duke ofruar mjedisin më të mirë të punës në qytet?

Atëherë ABA Business Center është ajo që ju jeni duke kërkuar.

Me objektivin e saj kryesor për të ofruar zyra me qera, kjo ndërtesë propozon shërbime të tilla si një siguri 24-orë në 24, një hyrje dedikuar biznesit, parking nëntokësor, një sistem të menaxhimit të ndërtesës dhe një paketë të sigurisë dhe sistemeve të komunikimeve elektronike. Ekipi i dedikuar është në dispozicionin tuaj që të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm.

Mbi të gjitha, kjo paketë ofrohet në një ndërtesë tërheqëse e ndodhur në zonën më interesante nga ana sociale dhe e biznesit në Tiranë. Pamja mbi kodrat artificiale të liqenit dhe rrethinat mund të shijohet nga muret prej xhami të ndërtesës.

Planimetria e çdo kati na lejon të organizojnë deri në 7 zyra të pavarura për qiramarrës të ndryshëm. Zyrat kanë fleksibilitet të lartë që jep mundësi në bashkimin e mundshëm të moduleve të ndryshme për të përmbushur të gjitha kërkesat për hapësirë ​​për zyrë.

ABA Business Center filloi të presë qiramarrësit e parë duke filluar nga muaji mars 2009. Gjatë këtyre viteve ekipi ynë ka mbledhur përvojën e nevojshme për të ofrouar shërbimin më të mirë të mundshëm ndaj qiramarrësve tanë.

Galeria