Rreth nesh

Mirësevini tek ABA Business Center, vendi më i mirë për biznesin në Tiranë!

E hapur në janar 2009, një strukturë e bukur 21 katëshe, me lartësi 80 metra, simbol i arkitekturës moderne në Shqipëri, ABA Business Center është pozicionuar në mënyrë ideale në një nga zonat më të këndshme të kryeqytetit, vetëm pak hapa larg bulevardit kryesor dhe disa prej institucioneve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare të vendit.

Një ndërtesë shumëfunksionale, ABA Business Center ofron hapësirat më të mira për zyra, si dhe salla konferencash dhe mbledhjesh.  Në katin e 4-të është Bar Restorant Fusion, një nga destinacionet më popullore të qytetit. Në katin e 5-të të Qendrës ndodhet palestra.  Në katin 21 do të gjeni Bar Restorant ABA 21, ku ofrohen gatime të tipit gourmet.  Për gjithë ata të interesuar në ndjekjen e modës apo blerjen e produkteve cilësore origjinale europiane, tek ABA Business Center gjendet Coin, i shtrirë në pesë kate, me rreth 6000 m2 hapësirë tregtare, franchise i një prej emrave të fuqishëm të modës në Itali.

Konceptuar për t’i shërbyer kryesisht nevojave të biznesit, shumë shpejt ABA Business Center është shndërruar në një pikë referimi për jetën shoqërore të vetë kryeqytetit.

Ne ju ftojmë të vizitoni ABA Business Center, se jemi të sigurt që eksperienca juaj, për punë ose argëtim, do të jetë mbresëlënëse.

FacebookGoogle+Share