Zyra

ABA Business Center, vendi më i mirë për biznesin në Tiranë, ofron hapësirë të klasit të parë për zyra me qira, plot dritë natyrale, me pamje panoramike të kryeqytetit, në një vendndodhje të volitshme në afërsi të shumë prej institucioneve kryesore publike, bankave, bareve, e kafeneve.

Tek ABA Business Center do të gjeni një ndërtesë moderne dhe do të jeni fqinjë me disa prej firmave investitore më të mëdha në Shqipëri, organizatave ndërkombëtare, bizneseve vendase, dhe sipërmarrësve të suksesshëm.  Nëse përfaqësoni një biznes apo organizatë në kërkim të hapësirave për zyra keni ardhur në vendin e duhur.  Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen më të mirë.

Kur zgjidhni ABA Business Center si adresë të biznesit tuaj, veç hapësirave më të mira për zyra, kompania juaj do të përfitojë nga prania e:

  • një hyrje dedikuar biznesit
  • hyrje në ndërtesë 24/7
  • shërbim sigurie
  • mirëmbajtje të standarteve më të larta
  • infrastrukturë të brendshme për mbështetjen e teknologjisë më të fundit
  • parkime nëntokësore
  • standarte ndërkombëtare për shëndetin dhe sigurinë njerëzore
  • sallë mbledhje dhe sallë konference
  • fitness
  • bar-restorante
  • dhe një super dyqan si Coin

Nëse jeni të interesuar apo keni pyetje për hapësira të lira, planimetri, çmime ose detaje të tjera, ju lutemi telefononi +355 4 450 1700 ose klikoni këtu.

FacebookGoogle+Share