Sallat e Konferencave dhe Mbledhjeve

Disa nga takimet më të rëndësishme në vend mbahen në sallat e mbledhjeve tek ABA Business Center.
Nëse jeni në kërkim të një vendi për të organizuar konferenca, seminare, trajnime, prezantime produkti, takime, mbledhje, negociata qofshin këto biznesi, diplomatike apo politike, ne kemi ambientin e përsosur për ju.

Në katin e pestë të ABA Business Center ndodhen një Sallë Konferencash dhe një Sallë Mbledhjesh, të mobiluara me shije dhe elegancë, të pajisura me teknologji audio-vizive dhe me internet të shpejtë.  Stafi ynë teknik është i pranishëm për t’ju mbështetur në çdo moment, sipas kërkesave tuaja.

Salla e Konferencave Organizuar në formë amfiteatri, 190 m2, salla ka një kapacitet prej 105 vetësh në auditorium, dhe 4 vetë në panelin drejtues.  Salla është e pajisur me një dhomë teknike për sistemin e përkthimit simultan.

Salla e Mbledhjeve Është e organizuar përqark një tavoline të madhe ovale, me kapacitet nga 23 deri në 30 persona.  Salla ka sipërfaqe 125 m2.

Afërsia me Bar/Restorant Fusion është një mundësi më shumë në rast se doni të organizoni një pritje bufe, një drekë ose darkë pune.  Të dyja sallat dalin në tarracën e Fusion-it, duke ju dhënë kënaqësinë të shijoni motin e mrekullueshëm të Tiranës.

Për interesim të mëtejshëm në lidhje me sallat e takimeve, mund të telefononi në numrin +355 4 450 1700.
Për Sallën e Konferencave, klikoni këtu.  Për Sallën e Mbledhjeve, klikoni këtu.

FacebookGoogle+Share