Fusion Dining & Cocktails ndodhet në katin e katërt të ABA Business Center. I mirënjohur për vendndodhjen, ushqimin e mirë, dhe shumëllojshmërinë e pijeve dhe koktejeve, Fusion është kthyer në një nga destinacionet më popullore të kryeqytetit.
Gjatë ditës, preferuar për tarracën e hapur, kafenenë dhe restorantin me kuzhinë bashkëkohore të përzier, Fusion i shërben kryesisht një klientele profesionistësh që mblidhet nga zyrat dhe institucionet përreth. Në mbrëmje në fundjavë, Fusion ndërron pamje dhe atmosferë, duke u shndërruar në një Bar Lounge ku luhet muzikë nga disa prej DJ-ve më të mirë.
Fusion Dining & Cocktails
HAPUR ÇDO DITË
Bar – Kafe
8:00 – Pas Mesnate
Dreka
12:00 – 16:00
Darka
19:00 -23:00
Afërsia e Fusion me sallat e takimeve të ABA Business Center mundëson organizimin e festave dhe eventeve për biznesin, por edhe publikun. Restoranti mundëson shërbimin e njëkoshëm të rreth 50 personave. Pritjet bufe mund të organizohen për deri në 100 vetë.
Për informacion ose komunikim të mëtejshëm me Fusion, për festa apo organizime biznesi ose familjare, mund të telefononi në numrin +355 4 450 1720 ose klikoni këtu.
Tek ABA Business Center, të gjithë ndjekësit e modës, do të gjejnë Coin, një department store italian, që shtrihet në pesë kate dhe përshin një sipërfaqe tregtare prej 6000 m2. Coin i dedikohet blerësit të produkteve cilësore të veshjeve të modës, aksesorëve, kozmetikës, orendive dhe zbukurimeve shtëpiake. Për blerësit ekonomikë në katin nëntokësor të Coin gjendet OVS. Tek Coin ka diçka për të gjithë!
Me autenticitetin e produkteve, përzgjedhjen dhe kombinimin e brendeve, si dhe lehtësinë e blerjes, Coin ka sjellë një eksperiencë të re blerje për publikun shqiptar.
tek ABA Business Center
HAPUR ÇDO DITË
9:30 – 21:00
Për çdo pyetje ose shërbim për klientin, telefononi +355 4 450 1737 ose klikoni këtu.
Për më tepër informacion për Coin lexoni këtu.
ABA Business Center, vendi më i mirë për biznesin në Tiranë, ofron hapësirë të klasit të parë për zyra me qira, plot dritë natyrale, me pamje panoramike të kryeqytetit, në një vendndodhje të volitshme në afërsi të shumë prej institucioneve kryesore publike, bankave, bareve, e kafeneve.
Tek ABA Business Center do të gjeni një ndërtesë moderne dhe do të jeni fqinjë me disa prej firmave investitore më të mëdha në Shqipëri, organizatave ndërkombëtare, bizneseve vendase, dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Nëse përfaqësoni një biznes apo organizatë në kërkim të hapësirave për zyra keni ardhur në vendin e duhur. Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen më të mirë.
Kur zgjidhni ABA Business Center si adresë të biznesit tuaj, veç hapësirave më të mira për zyra, kompania juaj do të përfitojë nga prania e:
Nëse jeni të interesuar apo keni pyetje për hapësira të lira, planimetri, çmime ose detaje të tjera, ju lutemi telefononi +355 4 450 1700 ose klikoni këtu.
Disa nga takimet më të rëndësishme në vend mbahen në sallat e mbledhjeve tek ABA Business Center.
Nëse jeni në kërkim të një vendi për të organizuar konferenca, seminare, trajnime, prezantime produkti, takime, mbledhje, negociata qofshin këto biznesi, diplomatike apo politike, ne kemi ambientin e përsosur për ju.
Në katin e pestë të ABA Business Center ndodhen një Sallë Konferencash dhe një Sallë Mbledhjesh, të mobiluara me shije dhe elegancë, të pajisura me teknologji audio-vizive dhe me internet të shpejtë. Stafi ynë teknik është i pranishëm për t’ju mbështetur në çdo moment, sipas kërkesave tuaja.
Salla e Konferencave Organizuar në formë amfiteatri, 190 m2, salla ka një kapacitet prej 105 vetësh në auditorium, dhe 4 vetë në panelin drejtues. Salla është e pajisur me një dhomë teknike për sistemin e përkthimit simultan.
Salla e Mbledhjeve Është e organizuar përqark një tavoline të madhe ovale, me kapacitet nga 23 deri në 30 persona. Salla ka sipërfaqe 125 m2.
Afërsia me Bar/Restorant Fusion është një mundësi më shumë në rast se doni të organizoni një pritje bufe, një drekë ose darkë pune. Të dyja sallat dalin në tarracën e Fusion-it, duke ju dhënë kënaqësinë të shijoni motin e mrekullueshëm të Tiranës.
Për interesim të mëtejshëm në lidhje me sallat e takimeve, mund të telefononi në numrin +355 4 450 1700.
Për Sallën e Konferencave, klikoni këtu. Për Sallën e Mbledhjeve, klikoni këtu.
ABA Fitness vendosur në katin e pestë të ABA Business Center, një palestër e standarteve bashkëkohore, është e hapur për publikun dhe punonjësit e Qendrës. ABA Fitness mirëpret të gjitha nivelet e frekuentuesve të moshës 18 vjeç e lart, nga fillestarët tek më të kaliturit.
Fitnessi ndahet në zonën kardio dhe zonën e forcës. Palestra është e pajisur me dhoma zhveshje, dushe dhe një sauna.
Personeli i ABA Fitness përbëhet nga profesionistë të fushës, të apasionuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare. Nëse ju nevojitet vëmendje e posaçme apo një shtysë për të arritur pikësynimet tuaja fizike, shëndetësore ose ushqimore, stafi ynë mund t’ju ndihmojë nëpërmjet seancave të trajnimit të personalizuara (personal training).
Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte ka klasa aerobie nga ora 18:00 – 19:15.
HAPUR
TË HËNË – TË SHTUNË
8.00 – 21.00
Për më shumë informacion, mund të telefononi +355 4 450 1707 ose klikoni këtu.
Për gjithë të apasionuarit dhe njohësit e ushqimit të sofistikuar dhe verës së rrallë ABA 21 është destinacioni juaj në Tiranë.
ABA 21, restorant gourmet, që ndodhet në katin e 21 të ABA Business Center, në një ambient elegant, me mure qelqi dhe një tarracë në qiell të hapur është vendi më panoramik në Tiranë. Menuja, bazuar në produkte të freskëta dhe ekskluzive për restorantin, respekton traditën kulinare italiane dhe mesdhetare. Tek ABA 21 krijimtarisë në gatim i shtohet edhe një koleksion i pasur vere me varietetet kryesore nga rajone të Italisë dhe Francës.
ABA 21
HAPUR
TË HËNË – TË SHTUNË
Bar – Kafe
8:00 – 24:00
Dreka
12:30 – 15:30
Darka
19:30 – 24:00
Për të organizuar festa ose evente, kontaktoni +355 69 70 33 160 ose klikoni këtu.
Për rezervime telefononi +355 4 450 1717; +355 69 40 37054 ose klikoni këtu.
Rr. “Papa Gjon Pali II”, Tiranë, Shqipëri - +355 4 450 1700
© 2015 ABA Business Center. Të gjitha të drejtat e rezervuara.