ABA Fitness

ABA Fitness vendosur në katin e pestë të ABA Business Center, një palestër e standarteve bashkëkohore, është e hapur për publikun dhe punonjësit e Qendrës. ABA Fitness mirëpret të gjitha nivelet e frekuentuesve të moshës 18 vjeç e lart, nga fillestarët tek më të kaliturit.

Fitnessi ndahet në zonën kardio dhe zonën e forcës. Palestra është e pajisur me dhoma zhveshje, dushe dhe një sauna.
Personeli i ABA Fitness përbëhet nga profesionistë të fushës, të apasionuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare. Nëse ju nevojitet vëmendje e posaçme apo një shtysë për të arritur pikësynimet tuaja fizike, shëndetësore ose ushqimore, stafi ynë mund t’ju ndihmojë nëpërmjet seancave të trajnimit të personalizuara (personal training).

Çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte ka klasa aerobie nga ora 18:00 – 19:15.

ABA Fitness

HAPUR

TË HËNË – TË SHTUNË

8.00 – 21.00

Për më shumë informacion, mund të telefononi +355 4 450 1707 ose klikoni këtu.

FacebookGoogle+Share