Fusion Ngrënie dhe Kokteje

Fusion Dining & Cocktails ndodhet në katin e katërt të ABA Business Center.  I mirënjohur për vendndodhjen, ushqimin e mirë, dhe shumëllojshmërinë e pijeve dhe koktejeve, Fusion është kthyer në një nga destinacionet më popullore të kryeqytetit.

Gjatë ditës, preferuar për tarracën e hapur, kafenenë dhe restorantin me kuzhinë bashkëkohore të përzier, Fusion i shërben kryesisht një klientele profesionistësh që mblidhet nga zyrat dhe institucionet përreth.  Në mbrëmje në fundjavë, Fusion ndërron pamje dhe atmosferë, duke u shndërruar në një Bar Lounge ku luhet muzikë nga disa prej DJ-ve më të mirë.

Fusion Dining & Cocktails

HAPUR ÇDO DITË

Bar – Kafe
8:00 – Pas Mesnate
Dreka
12:00 – 16:00
Darka
19:00 -23:00

Afërsia e Fusion me sallat e takimeve të ABA Business Center mundëson organizimin e festave dhe eventeve për biznesin, por edhe publikun. Restoranti mundëson shërbimin e njëkoshëm të rreth 50 personave. Pritjet bufe mund të organizohen për deri në 100 vetë.

Për informacion ose komunikim të mëtejshëm me Fusion, për festa apo organizime biznesi ose familjare, mund të telefononi në numrin +355 4 450 1720 ose klikoni këtu.

FacebookGoogle+Share